Thaçi: ShBA-ja kërkon që taksa të pezullohet, konferenca ndërkombëtare kthen faktorin rus në Kosovë

Prishtinë | 08 Shk 2019 | 15:40 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka mbajtur konferencë për media, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se nga ShBA-ja është kërkuar që të pezullohet taksa, në mënyrë që t’i ipet mundësi dialogut.

“Kam zhvilluar takime gjatë kongresit në ShBA mirëpo një takim të veçante kam zhvilluar me mikun ton kongresmenin Engel. Ne duhet të vazhdojmë të ruajmë partnerin strategjik ShBA-në. Ajo që dua të potencoj është se Kosova duhet të ruaj partneritetin me të gjitha shtetet që kanë investuar shumë thirrja është qe Kosova ta kaloj këtë perceptim të krijuar që të fillon dialogu. Ata po kërkojnë jo heqjen por pezullimin e taksës. Edhe unë kam potencuar qartë qe dialogu duhet të vazhdoj i pakushtëzuar nga Serbia. Kjo këshillë duhet të respektohet, jo të hiqet taksa por të pezullohet në mënyrë që dialogu të vazhdojë”, u shpreh Thaçi.

Ai tutje ka shtuar se nuk duhet të mbahet konferencë ndërkombëtare, sepse një e tillë është e pafavorshme për Kosovën. Sipas tij, kjo konferencë e kthen faktorin e Rusisë në Kosovë.

“Nuk duhet të lejojmë që të organizohet një konferencë ndërkombëtarë sepse kjo është shumë e pafavorshme dhe kthen faktorin Rusi në Kosovë. Nuk duhet të lejojmë krijimin e një asociacioni. Ne kemi zgjedhur delegacionin dhe ata kanë nxjerrë një rezolutë. Kanë ndodhur tre takime të delegacionit pa presidentin dhe unë jam i kënaqur me punën e tyre”, pohoi presidenti Thaçi.

I pyetur për ndryshimin e lehtë të kufijve, presidenti Thaçi tha se duhet të zyrtarizohen kufijtë edhe me Serbinë ashtu siç janë bërë edhe me Maqedoninë dhe Malin e Zi.

“Ne kemi bërë zyrtarizimin e shtetit të Kosovës dhe Maqedonisë, diçka e tillë ka ndodhur edhe me Malin e zi dhe e njëjta procedurë duhet të aplikohet sa i përket zyrtarizimit të Kosovës dhe Serbisë”, pohoi Thaçi.

Lidhur me deklaratat nga Serbia që nuk njohin kufijtë zyrtarë të Kosovës, ai tha që këto janë deklarata të zakonshme.

“Nuk do të ishte e zakonshme po të mos kishte deklarata të tilla. E rëndësishme është se çfarë duam ne, një marrëveshje paqësore. Kosova nuk duhet të identifikohet si pengesë për dialog”, shtoi Thaçi, raporton Ekonomia Online.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2290872331198310/

Të ngjashme