Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u prit në një takim të veçantë sot nga drejtori i CIA-s, Mike Pompeo. Temë kryesore e këtij takimi ishte roli i Kosovës në luftën kundër terrorizmit.
Ne këtë aspekt, bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së ka dhënë rezultate konkrete dhe ky bashkëpunim vetëm sa do të intensifikohet në të ardhmen.
Thaçi tha “Kosova mbetet e përkushtuar në luftë kundër terrorizmit dhe po jep kontributin e vet në forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”.