Thaçi uron ditën e Forcës

Prishtinë | 27 Nën 2018 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar ditën e Forcës. Përmes një postimi në facebook ai ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është shndërruar në forcë që gëzon besim të  madh tek të gjithë qytetarët.

Postimi i plotë:

Forca e Sigurisë së Kosovës, me profesionalizëm, me përgjegjësi dhe paanshmëri, ka kryer çdo detyrë që i është dhënë deri më tash. Ajo është bërë forcë që gëzon besim të madh tek të gjithë qytetarët. Është bërë institucion që pareshtur kontribuon për paqe dhe stabilitet, si dhe për jetë të qetë dhe të sigurt për të gjithë. I uroj vajzat dhe djemtë e Forcës së Sigurisë së Kosovës për “Ditën e Forcës”. Këtë ditë, Forca e Sigurisë së Kosovës herën tjetër do ta festojë si ushtri e Republikës së Kosovës. Ushtria e Kosovës, më e reja në botë, e cila do të kontribuojë për paqen e sigurinë edhe përtej Kosovës, së shpejti do të bëhet realitet. HTH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme