Po mbahet ceremonia e mandatimit të Ushtrisë së Kosovës.
Të pranishëm në ceremoni shihen të jenë krerë të lartë shtetëror, ministra, deputetë, kryetar komunash, prijës fetarë e ushtarë të forcës, raporton Ekonomia Oneline.
Në këtë ceremoni nuk janë të pranishëm asnjë nga ambasadorët që janë në Kosovë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se ushtria e Kosovës është dhe do të mbetet institucioni më i besuar
“E gëzofshim ushtrinë e Kosovës ne dhe gjeneratat qe do të vijnë. Nderimet më të thella çdo dëshmori që ka ndjenë jetën që ne të gëzojmë këtë ditë historike. Sot përmbyllëm një proces të nisur që tre dekada. Falë kësaj punë është ecur përpara për zgjerimin mandatit të ushtrisë së Kosovës. Forca e sigurisë së Kosovës nuk është vetëm ushtri por institucioni më i besuar në republikën e Kosovës, është bërë institucioni që paraqet vlerat e shtetësisë tonë”, pohoi Thaçi, raporton Ekonomia Online.
Thaçi falënderoj të gjithë spektrin politik, për vendosmërinë për ta bërë Ushtrinë.
“Një falënderim të veçanta ua drejtoj edhe deputeteve. Sot të gjitha partitë politike të Kosovës treguan se kur është në pyetje Kosova i tejkalojmë interesat ë ngushta partiake. Kërkoj që këtë unitet që e kemi sot ta ruajmë edhe për çështjet e mëdha që kemi nesër. Sot i falënderoj edhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Forca e sigurisë së Kosovës është edhe një mënyrë tjetër e jona për tu thënë ndërkombëtarëve”, tha presidenti Thaçi.