Presidenti Hashim Thaçi është shprehur i pikëlluar pas vdekjes së atdhetarit Gani Sylaj.
I pari i vendit ka ngushëlluar familjen dhe të afërmit e të ndjerit derisa ka thënë se vepra e Gani Sylajt do të jetë frymëzim për gjeneratat e ardhshme.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e atdhetarit dhe mikut tim, Gani Sylaj. Vepra, maturia dhe urtësia e tij kanë qenë dhe do të mbeten frymëzim për shumë gjenerata. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë të afërmeve të tij. Kujtimi për veprimtarin Gani Sylaj do të jetë i përjetshëm!”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Veprimtari dhe njëherësh nënkryetari i komunës së Drenasit, Gani Sylaj, ka ndërruar jetë sot në mëngjes në moshën 67 vjeçare.