Në Prishtinë ka ndodhur një takim mes Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli si dhe kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.
Me ta në takim është edhe zyrtari i AKR-së, Rrahim Pacolli
Ndërsa nuk dihen temat e këtij takimi, ndonëse mund të jenë të ndërlidhura me zhvillimet e fundit pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit.
Pacolli e ka konfirmuar për “Indeksonline” takimin duke mos dhënë më shumë detaje rreth tij. “Po, veç jemi taku miqësisht për një kafe”, ka thënë shkurt Pacolli.