Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi-Dragusha thotë se Vetëvendosje historikisht ka mëkate të mëdha ndaj vendit dhe qytetarëve.
Thaçi-Dragusha nëpërmjet një postimi në ‘facebook’ ka thënë se vonesa për formimin e qeverisë është sabotimi i fundit që po i bëhet shtetit të Kosovës.
Postimi i plotë:
Kosova nuk i ka borxh askujt, e aq me pak LV-se. Bile kjo e fundit, historikisht ka mëkate te medha ndaj vendit dhe qytetareve. Vonesa ne formimin e qeverise eshte sabotimi i fundit qe po i behet shtetit tone, dhe ate ne stilin me te ulet, me cinizem, ironi e vrazhdesi, duke fshehur keshtu friken nga marrja e pergjegjesise dhe llogaridhenia per premtimet e bera pertej cdo realiteti.
Paraliza ne te cilen eshte futur vendi, po shkakton deme te medha financiare, politike e sociale, e qe do te na faturohen te gjitheve, si per 74% te qytetareve qe kemi votuar parti te tjera, njejte edhe per 26% qe besuan ne utopine qe do te sillnin njerezit te cilet flamurin e Kosoves e respektojne vetem kur fillojne te marrin paga nga buxheti shteteror.
Merre ose leje, #Vendos!