Në prag të përfundimit të vitit shkollor 2016 / 17, gjatë ditëve ta ardhshme, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vizitojë nxënësit dhe mësimdhënësit nëpër shkolla të ndryshme të Kosovës.
Qëllimi i këtyre takimeve me mësimdhënës dhe nxënës është shprehja e mbështetjes për nevojën e përmirësimit të cilësisë së arsimit në nivel të Kosovës dhe shprehje e mirënjohjes për të arriturat e nxënësve dhe arsimtarëve në realizimin e programeve arsimore.