Analisti Jusuf Thaçi ka komentuar në Pressing zgjedhjen e Lumir Abdixhikut në krye të LDK’së. Sipas tij, në këtë mënyrë është rrit kredibiliteti i opozitës pasi pozita s’mund ta akuzojë atë për korrupsion.
“I jam gëzuar faktit që Abdixhiku u zgjodh kryetari i LDK’së”, thotë Thaçi.
“Me Abdixhikun kryetar i LDK’së VV do të ketë një parti opozitare që s’mundet me akuzuar për korrupsion, nuk është i komprometuar në pozita shtetërore. Kjo është e shëndetshme për kredibilitetin e opozitës”, shtoi ai.
Thaçi thotë se është e rëndësishme se kë do të zgjedh LDK për shef të Grupit Parlamentar.
“Abdixhiku me pas shkuar me listën Vjosa kishte qenë më i votuar dhe do të mund të bëhej ministër prapë por ai është ambicioz por nuk synon me i arrit ambiciet e veta pa parime dhe ky është lajm i mirë”, shtoi Thaçi.