Jusuf Thaçi: Ambasadori i Kosovës në Kroaci duhet të shkarkohet urgjentisht

Prishtinë | 22 Pri 2022 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik Jusuf Thaçi ka thënë se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, duhet të shkarkohet nga kjo pozitë derisa të qartësohet situata e krijuar pas raportimit të mediave sllovene se ai është përfshirë në një skandal financiar.

“Derisa situata me skandalin në Slloveni të qartësohet dhe të vendoset nga organet kompetente gjyqësore mund të marrë kohë. Prandaj, ambasadori i Kosovës në Kroaci duhet të shkarkohet urgjentisht”, ka shkruar Thaçi.

Televizioni slloven “Planet TV” ka raportuar se mbi gjysmë milion eurosh, para të gatshme, janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni, kurse rolin e transportuesit të parave e ka kryer Berishaj. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme