Ka mjaftuar një takim i ambasadorit amerikan, Greg Delawie, në zyrën e presidentit Hashim Thaçi, që ky i fundit ta ndryshojë qasjen ndaj krijimit të ushtrisë së Kosovës.
Në paraqitjet e shpeshtuara ditëve të fundit, në tryeza e media të ndryshme, Thaçi ka promovuar iniciativën e tij që ushtria të themelohet përmes ndryshimit të ligjit.
Në disa raste ai ka përsëritur se do të jetë e pamundur të bindet Lista Serbe që ushtria të krijohet përmes ndryshimeve kushtetuese, ashtu siç po kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por burime të gazetës kanë thënë se tani Thaçi ka ndryshuar qëndrim, veçmas pas takimit të së mërkurës.(Koha Ditore)