Thanë se ishin përfshirë në aksident, policia nis hetim ndaj dy personave për deklarim të rremë

Prishtinë | 17 Kor 2025 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ndaj dy personave ka iniciuar rast penal për veprën ‘’Deklarim i rremë’’.

Nga policia është bërë e ditur se të dyshuarit kanë thënë se janë përfshirë në aksident, porse, pas hetimeve është konstatuar që në momentin e aksidentit personat e dyshuar nuk ndodheshin në veturë dhe deklarimet e të dyshuarve kanë qenë të pavërteta.

Njoftimi:

Dy persona nën hetim për deklarim të rremë

Më 16.07.2025, në kryeqytet është raportuar një aksident trafiku me lëndime trupore. Njësia e trafikut të kryeqytetit menjëherë ka nisë hetim për sqarimin e rrethanave të rastit.

Gjatë hetimeve është konstatuar që në momentin e aksidentit personat e dyshuar nuk ndodheshin në veturë dhe deklarimet e tyre ishin të pavërteta e të qëllimshme për të manipuluar rrethanat e aksidentit.

Të dyshuarit janë intervistuar nga policia dhe me udhëzim të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rast penal për veprën “Deklarim i rremë”.

Të ngjashme