Përderisa shkatërrimi e biodiversitetit, pyjeve, kafshëve dhe vendbanimeve të tyre është duke u rritur në përmasa globale, shpërthimi i virusit të fundit mund të jetë vetëm fillimi i një pandemie masive, shkruan The Guardian.
Mayibout është një fshat afrikan, i shtrirë në jug të lumit Ivindo dhe në veri të provincës Gabon. Banorët e këtij fshati tanimë janë mësuar me sëmundjet si malaria, ethet e verdha dhe ethet tropikale.
Në janar të vitit 1996, aty ka shpërthyer një sëmundje e paparë deri atëherë, e cila I la të vdekur 21- 37 banorë të fshatit. Këta fshatarë të infektuar janë raportuar që kanë mbajtur, apo vrarë shimpanza dhe i kanë përdorur si ushqim.
Në bazë të informacioneve të ekspertëve shëndetësorë, të cilët kishin vizituar këtë fshat, ku edhe nisi sëmundja e Ebolas, thuhej se çdo person që kishte shkuar në pyll, kishte pasur kontakt me shimpanzat dhe I kishte përdorur për ushqim, ishte infektuar. Shumica prej tyre kishin vdekur menjëherë, dhe disa të tjerë edhe pse ishin trajtuar, 90% prej tyre kishin vdekur.
Vetëm një dekadë më parë ose dy, është menduar gjerësisht se pyjet tropikale dhe mjediset natyrore të paprekura, të cilat përziheshin me jetën e egër, kërcënuan njerëzit, duke shkaktuar viruse dhe patogjenë, që çojnë në sëmundje si ebola, HIV-I apo ethet tropikale.
Mirëpo, një numër studiuesish sot mendojnë se ne të vërtetë, shkatërrimi I biodiversitetit nga vet njerëzit, krijon kushte për zhvillimin dhe krijimin e viruseve, që shkaktojnë sëmundje të ngjashme me këtë të Covid-19.
A është e mundur pra, që ishte pikërsisht aktiviteti njerëzor, siç është : ndërtimi I rrugëve , minierave, gjuetia e shtazëve dhe përdorimi i tyre për ngrënie, të jenë shkaku kryesor I shkaktimin të sëmundjeve si malaria, ebola apo edhe sëmundjes se fundit Covid-19?
Pikërisht, duke i pushtuar pyjet tropikale dhe pejsazhet e tjera, të cilat strehojnë me mijëra lloje të kafshëve dhe shtazëve, ne ekspozohemi ndaj shumë viruseve të panjohura. Duke I prerë pemët, duke I vrarë kafshët për t’I shitur dhe përdorur për ushqim, ne I prishim ekosistemet, i shkundim viruset, të cilat lirohen nga nikoqirët e tyre natyrorë dhe e pushtojnë njerëzimin.
Studimet sugjerojnë, që sëmundjet infektuese të shkatuara nga viruset siç janë Ebola, Sars dhe Covid 19 janë në rritje. Patogjenët janë duke kaluar nga kafshët tek njerëzit. Qendra e Kontrollimit dhe parandalimit të sëmundjeve sugjeron që 3/5 e sëmundjeve infektuese tek njerëzit janë të shkatuara nga kafshët.
Disa sëmundje të tjera, të cilat e kanë pushtuar njerëzimin më herët, si ethet Lassa, që ishte indentifikuar së pari në Nigeri, Nipah në Malajzi dhe Sars në Kinë, kanë lënë të vdekur më shumë se 700 njerëz dhe janë përhapur në 30 shtete të botës. Disa të tjera si virusi Zika kanë pësuar mutacion dhe kanë vënë rrënjë edhe në kontinente të tjera.
Sipas shkencëtarëve, patogjenët nuk i respektojnë kufinjtë në mes të specieve. Ky virus mund të jetë vetëm maja e ajsbergut, pasiqë njerëzit vazhdimisht janë duke krijuar kushte të përshtatshme për zhvillimin e viruseve të tilla, duke i zhdukur kufinjtë në mes të kafshëve, shtazëve dhe njerëzimit.
Shitja e kafshëve dhe shtazëve të egra, tregtimi I tyre dhe ngrënia e tyre është shkatari numër një i përhapjes së viruseve, të fshehura në këto shtazë. Ngrënia e dhelprave, krokodilëve, minjëve, gjarpërinjëve, apo lakuriqëve e natës, të cilët janë shitur në dyqanet e hapura të qytetit të Wuhanit, është pikërisht aryseja e krijimit te sëmundjes Covid-19.
Këto dyqane e krijojnë një urë lidhëse të përsosur për transmetimin e viruseve nga kafshët tek njerëzit.
Ndryshimi rrënjësor i sjelljeve të përditshme nga njerëzit do të ndikonte sado pak në parandalimin e përsëritjes së një pandemie të tillë, me të cilët po përballemi kohëve të fundit. Ky ndryshim duhet të bëhet si nga shtresat e varfëra ashtu edhe nga të pasurit.
Tani, sëmundjet mund të udhëtojnë nëpër shtete shumë më lehtë, prandaj edhe përgjigja ndaj tyre duhet të jetë shumë e shpejtë.
Nëse vazhdojmë me të tilla sjellje, nëse nuk e krijojmë barrierën e duhur në mes të kafshëve, shtazëve dhe njerëzimit, ne duhet të përgatitemi edhe për emergjenca dhe situata të tjera, të cilat sipas shkencëtarëve me siguri që do të përsëriten edhe në të ardhmen.