Përderisa Donald Trump ka për qëllim ndërtimin e një muri ndarës për njerëzit, një qytet në Evropë sapo e ka rrënuar një.
“Një mur prej betoni në qytetin verior të Mitrovicës në Kosovë që kishte provokuar tensione mes Kosovës dhe fqinjëve serb është rrënuar. Marrëveshja për rrënimin e murit erdhi në mes Qeverisë dhe pakicës etnike serbe në Kosovë, marrëveshje e lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara”, shkruhet më tutje.
The Indepedent gjithashtu ka shkruar se muri arriti të rrënohej nga dy ekskavatorë, duke mos pasuar ndonjë incident si dhe e gjithë kjo u përcoll nga gazetarë të shumtë.