“The Sun” rekomandon Rivierën Shqiptare

Prishtinë | 23 Shk 2023 | 19:29 | Nga Ekonomia Online

|Shumë pushues mund të mendojnë që plazhet perfekte, me ujëra të kristalta dhe me një kohë të shkëlqyer janë të papërballueshme për xhepat e tyre”. Kështu e nis e përditshmja britanike “The Sun” një artikull, ku dëshiron t’u vërtetojë të kundërtën lexuesve dhe t’u sugjerojë vendet më të mira për të pushuar.

Rekomandimi ka në fokus Shqipërinë, që veç plazheve të bukura, sipas tabloidit britanik, ofron fluturime dhe pushime të lira.

Për rivierën shqiptare përshkruan plazhet më të mira duke nisur nga Vlora, për të ndaluar në Dhërmi e më pas në Sarandë. E përpos bukurive natyrore, “The Sun” flet dhe për klimën mesdhetare që nuk e kalon 34 C gjatë muajve të verës.

Jo vetëm plazh, jugu ofron edhe kulturë dhe histori, e si në çdo media tjetër ndërkombëtare edhe këtu nuk lihet jashtë parku i Butrintit. Për ata që duan të eksplorojnë të tjerë peizazhe të jashtëzakonshme, “The Sun” sjell në vëmendje Syrin e Kaltër, ku syri i njeriut mund të depërtojë deri në 50 metra nga pastërtia.

Kjo nuk është hera e parë që mediat ndërkombëtare prestigjioze në listën e sugjerimeve turistike radhisin Shqipërinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme