Këngëtari kanadez, The Weeknd është duke punuar në albumin e tij të ri, raporton Complex.
Këtë e ka konfirmuar në një performancë të tij, ndërsa ka bërë të ditur se albumi i ri quhet “Chapter VI”.
Ky është albumi i tij i parë në studio që nga ai i vitit 2016 “Starboy”, e këtë vit kishte lansuar “My Dear Melancholy”, EP.
“Dua që të jeni të parët që ta dini se po punoj në album të ri momentalisht. ‘Chapter VI’ po vjen, le ta marrim”, ka thënë ai.
https://twitter.com/TheWeekndBible/status/1060046209988153346