101 milionë euro më pak eksporte në vitin 2023, derisa 4.84 miliardë euro është deficiti tregtar i vitit 2023.
Kjo rënie drastike në eksport dhe thellimi i deficitit tregtar (rreth 2 miliardë më shumë në dy vitet e fundit), janë shpërfaqje evidente e dështimit të kësaj Qeverie, në qeverisjen me ekonominë e vendit.
Ka indikacionë të qarta nga tregu, që rënia e eksporteve në vitin 2023, mes tjerash është rezultat edhe i sanksioneve, të cilat na erdhen si rezultat i përplasjes direkte të kësaj Qeverie me aleatët.
Të tjerët duhet të na lakmojnë për këto “rekorde”.