Thellohet bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në fushën e produkteve dhe pajisjeve medicinale

Prishtinë | 05 Pri 2023 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Kryeshefi i Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale Sejdë Tolaj me bashkëpunëtorë vizitoi Agjencinë për Produkte dhe Pajisje Medicinale të Kroacisë ku u priten nga Kryeshefi Sinisha Tomiç me shefat e departamenteve të këtij institucioni.

Gjatë kësaj vizite palët u dakorduan që të intensifikohet bashkëpunimi në fushën e produkteve dhe pajisjeve medicinale duke shkëmbyer informacione mbi autorizim marketingun, kontrollin e cilësisë, farmakovigjilencën, pajisjet medicinalet etj.

Po ashtu palët u dakorduan që të bashkëpunojnë ngushtë lidhur me iniciativat e reja legjislative duke shkëmbyer përvojat praktike ne funksion të përafrimit të legjislacionit primar dhe sekondar lidhur me produktet dhe pajisjet medicinale.

Ekspertet e dy Agjencive do të shkëmbejnë po ashtu përvojat e tyre për çështjet që janë në interes të përbashkët, duke identifikuar problemet dhe ofrimin e mbështetjes reciproke për zgjidhjen e tyre.

Të ngjashme