Newcastle e ka mposhtur Manchester Unitedin në kuadër të javës së tetë në Ligën Premier me rezultat minimal 1-0.
Edhe pse rastet në pjesën e parë nuk munguan, të dy skuadrat nuk arritën që ta tundin rrjetën e njëra-tjetrës.
45 minutëshi i dytë ishte i dominuar nga vendasit që tentuan me çdo kusht ta fitonin ndeshjen dhe mundi i tyre u shpërblye.
Ishte minuta e 72-të atëherë kur Matthew Longstaff e tundi rrjetën e Djajve të Kuq me asistimin që i bëri bashkëlojtari Jetro Willems.
Kjo humbje natyrisht se do ta rrezikojmë shumë postin e Ole Gunnar Solskjaerit, pasi bordi i Unitedit është aktualisht i pakënaqur me formën që po tregon skuadra.
Pas xhiros së tetë, Manchester Unitedi gjendet në vendin e 12-të me nëntë pikë, ndërsa në javën e nëntë do të takohen me Liverpoolin.