Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për themelimin e Këshillit për mbrojtjen e konsumatorit, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka njoftuar kabinetin qeveritar me punën që do të kryej Këshilli.
“Kryesuesi dhe anëtarët e Këshillit emërohen nga Qeveria në periudhë 5 vjeçare, këshilli ka sekretarin që kryen punët teknike dhe vepron në bazë të rregulloreve të ministrisë së tregtisë dhe industrisë. Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij këshilli i propozoj Qeverisë të shqyrtoj këtë vendim”.
Në mbledhjen e Qeverisë është marrë vendim edhe për shpronësim shtesë të pronave të cilat preken nga realizimi i projektit të infrastrukturës, ndërtimi i autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, raporton EO.
Si dhe u morë vendim preliminar për shpronësim shtesë të pronave të cilat preken nga realizimi i projektit ndërtimi i “Kullës së Demë Ahmetir” me qëllim të shndërrimit të saj në Shtëpi Muze.