Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ta themelojë Komisionin për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës.
Me këtë rast, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka thënë se në një mbledhje tjetër do të dihen detaje të tjera rreth këtij komisioni, njofton Klan Kosova.