Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca shqyrtuese për rastin Syri i Popullit.
Të enjten kanë mbetur për tu intervistuar Lirie Luzha, Rexhep Topllana dhe Bajrush Konjusha.
Konjusha ishte i pari që doli para trupit gjykues për tu marrë në pyetje nga Avokayi i tij, Prokurori Special, gjyqtarët dhe avokatët e të akuzuarve tjerë. Gjatë intervistimit, Bajrush Konjusha tregoi se ky e ka takuar Murat Jasharin i cili është i akuzuar për tentim vrasjen e Azem Vllasit, në odën e Ragip Sallovës.
Konjusha pranoi se në odën e Sallovës, edhe ky i akuzuar në këtë rast, janë mbledhur për arsye të një feste familjare por kanë diskutuar edhe për formimin e një lëvizje të re për ribashkimin kombëtar. Sipas Konjushës edhe Murat Jashari ka mbajtur një fjalim në atë odë dhe ka përmendur edhe vrasjen e disa personave por që sipas të akuzuarit Bajrush Konjusha të gjithë të pranishmit i kanë marrë për shaka fjalët e Murat Jasharit, kanë qeshur me to e duartrokitur po e gjithë kjo si pjesë e një shakaje.
Bajrush Konjusha tregoi se kanë udhëtuar disa herë në Tiranë për tu takuar atje me dy parti të frymës së Enver Hoxhës por që nuk i kujtohen emrat e partive. Sipas tij ato dy parti në Shqipëri nuk kanë pasur marrëdhënie të mira ndërmjet vete por kur ky bashkë me Ragip Sallovën e disa të tjerë kanë shkuar atje, kanë arritur që ti pajtojnë ato parti por edhe të flasin për Levizjen e re për Ribashkim Kombëtar.
Sipas Konjushës, Murat Jashari e ka vendosur Bajrush Konjushën në cilësinë e anëtarit të kryesisë në këtë organizatë. Në pyetje nga po të njëjtat palë është marrë edhe e akuzuara Lirie Luzha. Kjo e fundit e cila e ka dajë të akuzuarin për tentimvrasje të Azem Vllasit dhe të organizimit të atentateve edhe ndaj krerëve të lartë shtetëror, Murat Jasharin, akuzohet se daja i saj e ka caktuar Lirien në pozitën e mbajtjes së financave dhe mbledhjes së fondeve në organizatën e re.
Luzha i mohoi të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të duke thënë se as nuk e kupton pse ndodhet brenda sallës së Gjykimit. Pas pak do të vazhdoj edhe marrja në pyetje edhe Rexhep Topllana, njofton Klan Kosova