Themelorja në Prishtinë shpall aktgjykim ndaj tre të akuzuarve për keqpërdorim të autoritetit zyrtar

Prishtinë | 19 Kor 2023 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykim në çështjen penale kundër të akuzuarit D.G.

Kjo për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar,  i akuzuari V.K për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe RR.S për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe privimi i kundërligjshëm i lirisë, transmeton klankosova.tv.

”I akuzuari D.G është shpallë fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj për veprën penale ”Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe dënim plotësues Ndalim i ushtrimit të funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike në kohëzgjatje prej 4 vite, pas mbajtjes së dënimit me burgim”.

”I akuzuarit V.K është liruar nga akuza, pasi që nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe i akuzuari RR.S është liruar nga akuza, pasi që nuk është provuar se ka kryer veprat penale  Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Privimi i kundërligjshëm i lirisë”.

Përfaqësuesit e autorizuar të palëve të dëmtuara për realizimin e kërkesave pasurore juridike, udhëzohen në kontestin civil, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore.

Të ngjashme