Në një takim që Bekim Jashari ka mbajtur mbrëmë në Fushë Kosovë me qytetarët të Skenderajt që punojnë në Prishtinë e Fushë Kosovë, bashkë me të ishin edhe si çdo ditë, deputeti Bekim Haxhiu, ish kryetari i Skenderajt, Ramadan Gashi, themeluesit e UÇK-së Zenun Kodra e Besim Rama, kurse në mbështetje të tij tashmë kanë dalë edhe gjeneralët e UÇK-së Nuredin Lushtaku, Ilaz Derguti e Ahmet Zabeli, kryetari i veteranëve të UÇK-së Emin Lati dhe shumë invalid, familje të dëshmorëve, patriotëve dhe intelektualëve të Skenderajt.
Me këtë po dëshmohet përkrahja e madhe për Bekim Jasharin, dhe fakti që drenica është rreshtuar e bashkuar rreth idealeve të UÇK-së se Adem Jasharit.