Fitimet e larta të kompanisë “Amazon” dhe rritja e vlerës së aksioneve e kanë bërë themeluesin e saj, Jeff Bezos, ndë tre njerëzit më të pasur në botë.
Bezos zotëron 18% të aksioneve të “Amazon”, vlera e të cilave u rrit me 2% të enjten. Forbes bën një vlerësim të pasurisë së tij e cila llogaritet të jetë 65.3 miliardë dollarë.
Sipas vlerësimeve të Forbes, Bezos renditet i treti pas themeluesit të “Microsoft”, Bill Gates, me një pasuri prej 78 miliardë dollarësh, dhe themeluesit të “Zara”, Amancio Ortega.
Aksionet e “Amazon” kanë arritur majat me 50% në muajin shkurt të këtij viti.
Kryeanëtari i Amazon, thotë se fakti që kompania ofron shërbimin free të transportit i ka sjellë asaj fitime shumë të mëdha.