Steve Wozniak është njeriu që 41 vjet më parë, bashkë me Steve Jobsin, themeluan kompaninë Apple. Eshtë njeriu që krijoi të parin kompjuter të kompanisë. Në një intervistë të dhënë për CNBC, Wozniak ka thënë se iPhone X do të jetë i pari telefon i kompanisë, që ai nuk do ta marrë që në ditën e parë, dhe se për momentin do të mbajë iPhone 8-ën e tij. “Jam i shqetësuar për atë që më ofron. Do të rri e do të shoh një herë. Jam shumë i kënaqur me iPhone 8, i cili është njësoj me iPhone 7, i cili ishte njësoj me iPhone 6, për mua. Mendoj se në këtë rast do të shoh të tjerët si do të ecin”.
Komentet e tij janë bërë vetëm disa ditë para daljes në treg të iPhone X. Vetë kompania ka thënë se ky model do të shënojë një kthesë të fortë dhe do të hapë rrugën për të ardhmen e smartphoneve dhe teknologjinë e dhjetë viteve të ardhshme. Wozniak është shprehur skeptik për disa tipare, si për shembull identifikimi përmes fytyrës.