Le të sulemi nën flamurin e kuq në flakë të luftës, që të na drithërohet trupi nga dehja e barutit, që të na ndizet shpirti nga zjarri i shenjtë i lirisë dhe le të vdesirn duke thirrur: “Rroftë Shqipëria“.
Njeriu mund të zgjedhë cilëndo fe që ka trashëguar apo që i pëlqen, por s’mund të zgjedhë një tjetër kombësi dhe të luftojë të tijën, pa vënë në ballë një vulë të madhe prej tradhtari.
Çdo komb çlirohet me përpjekjet e veta.
Burrat e mëdhenj nuk i munguan as dje Shqipërisë, as sot dhe nuk do t’i mungojnë as nesër.
Ne jemi shqiptarë dhe e kemi për detyrë të mbetemi siç qemë prej kohe stoli e maleve të larta dhe të qiellit.
Këngën e lirisë… asnjë saze s’e lot dot përveç dyfeqeve.