Nëse ka një gjë që di me siguri për aktorët është kjo…
Aktorët kanë nevojë për frymëzim.
Është si oksigjeni.
Ju duhet frymëzim për të mbijetuar, për të lulëzuar dhe mbi të gjitha të jetoni jetën me pasion dhe t’i realizoni qëllimet e juaja.
Pra, në interesin e dhënies së një burimi të “oksigjenit” sa herë që keni një moment ku frymëzimi juaj dështon, këtu janë disa nga citatet e preferuara të aktorëve të famshëm për aktrimin, refuzimin dhe këmbënguljen në profesionin e tyre.
“Dështimi i vetëm është kur nuk e provoni”, – George Clooney.
“Mos ki frikë të dështosh. Nuk është fundi i botës dhe në shumë mënyra është hapi i parë drejt mësimit të diçkaje më të mirë dhe përmirësimit të tij”, – Jon Hamm.
“Keqardhja juaj nuk është ajo që keni bërë, por ajo që nuk keni bërë. Kështu që shfrytëzoje çdo mundësi”, – Cameron Diaz.
“Unë them që fati është kur ju vjen një mundësi dhe ju jeni gati për të”, – Denzel Washington.
“Duhet të jesh plotësisht e ashpër për t’u marrë me të gjitha ato kohë kur je duke u hedhur poshtë, dhe më pas me të vërtetë e butë për të hyrë në emocionet e karakterit tuaj”, – Felicity Jones.
“Mënyra më e mirë për të garantuar një humbje është të hiqni dorë”, Morgan Freeman.
“Bëhu i mirë, ata nuk mund të ju injorojnë”, – Steve Martin.
“Jam besimtar i madh i ‘kurrë mos thuaj kurrë”, – Jim Parsons.