Yjet që humbën shumë kilogramë

Prishtinë | 02 Gus 2018 | 09:52 | Nga

Fotografitë e yjeve me forma perfekte trupore dhe plot glamur janë gjithandej në internet.

Ndonjëherë kjo mund të jetë frustruese dhe është e vështirë të mos ndjehesh pak xheloze.

Megjithatë, fotografitë e bukura që na marrin frymën, nuk janë gjithmonë realiteti që është në Hollywood. Jo të gjitha yjet kanë forma perfekte trupore, në fakt, shumë prej tyre edhe kanë probleme me kilogramët e tepërt.

Disa nga aktoret dhe këngëtaret më të njohura duken shumë më ndryshe krahas standardeve të bukurisë, transmeton Klan Kosova.

Por ne sot do t’iu sjellim disa nga transformimet e fytyrave të njohura që mund t’iu frymëzojnë që të nisni “luftën” me kilogramët e tepërt, në mënyrë të shëndetshme.

Adele

Është e vështirë të mos e vëreni se Adele largoi shumë kilogramë që nga viti 2008, edhe pse ajo kurrë nuk e ka treguar peshën që ka humbur.

Këngëtarja thotë se humbi peshë për lumturinë e saj personale dhe jo për të përmbushur standardet e bukurisë. Adele tërësisht e hoqi sheqerin nga dieta e saj.

Mama June

June Shannon nga reality show “Here Comes Honey Boo Boo” ka humbur shumë kilogramë gjatë viteve të fundit. Ajo ka kryer një ndërhyrje kirurgjike gastrike në vitin 2015. Qysh atëherë, ajo ndjekë një dietë të rreptë dhe ushtron rregullisht.

Rebel Wilson

Rebel Wilson filloi humbjen e peshës në vitin 2016. Që atëherë, ajo ka humbur rreth 15 kilogramë. Aktorja thotë se çelësi i suksesit të saj janë ushtrimet fizike.

Kelly Osbourne

Kelly Osbourne ka humbur rreth 30 kilogramë që nga viti 2009 kur ajo mori pjesë në Dancing With The Stars. Partneri i Kellyt në këtë show e inkurajoi atë të ndjekë një dietë më të shëndetshme dhe rutinë të stërvitjes.

Jordin Sparks

Pjesëmarrësja e American Idol Jordin Sparks humbi rreth 20 kilogramë në vitin 2012. Ajo donte të ishte e shëndetshme, kështu që filloi numërimin e kalorive, ecjen e përditshme dhe palestrën me një trajner personal.

Zach Galifianakis

Ylli i Hangover, Zach Galifianakis ka humbur shumë peshë kohët e fundit dhe ai duket krejtësisht ndryshe. Aktori tha se pjesa më efektive e dietës së tij ishte moskonsumimi i alkoolit.

Khloe Kardashian

Khloe Kardashian gjithmonë ndjehej jo rehat me trupin e saj, në krahasim me motrat e saj. Pas ndarjes me ish-bashkëshortin e saj, ajo humbi rreth 15 kilogramë dhe filloi një show lidhur me humbjen e peshës që quhet Revenge Body.

John Goodman

Që nga viti 2015, aktori ka humbur mbi 40 kilogramë. Ai filloi të kontrollojë gjithçka që hante.

Jennifer Hudson

Jennifer Hudson ka humbur pothuajse 30 kilogramë që nga viti 2010. Ajo nuk ka shumë kohë për palestër për shkak të orarit të saj të ngjeshur. Në vend të kësaj, Jennifer kujdeset për atë që ha duke ndjekur një dietë të rreptë.

Christina Aguilera

Christina Aguilera humbi gati 20 kilogramë në vitin 2013. Ajo mori një pushim nga The Voice dhe rishqyrtoi dietën dhe regjimin e saj të stërvitjes.

Christina pohon se reiki, një praktikë e lashtë aziatike, e ndihmoi vërtet të jetë në formë, si fizikisht ashtu edhe mentalisht.

Melissa McCarthy

Melissa thotë se trupi i saj është një “punë në progres”. Ajo tashmë ka humbur shumë kilogramë dhe vazhdon të shikojë dietën e saj.

Aktorja përpiqet të ndjekë një stil jetese të shëndetshme dhe të shkojë në shtrat në orën 7:30, çdo natë.

Jimmy Kimmel

Ai filloi të ushtrojë dhe të numërojë kaloritë, që prej kur vendosi se ishte koha për ndryshime.

Bonus: 50 Cent

Reperi 50 Cent humbi të gjithë masën e tij të muskujve për një film. Ai luajti rolin e një lojtari futbolli që vuante nga kanceri në filmin All Things Fall Apart.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme