Thënie motivuese nga George Washington

Prishtinë | 20 Sht 2022 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës – lider dhe strateg, i vetmi njeri i zgjedhur unanimisht nga Kolegji Elektoral duke shërbyer dy mandate si president.

Ai ka qenë një njeri me ndjenjë të thellë të detyrës, një hero ushtarak dhe një patriot.

Ai kishte krijuar autoritet duke qëndruar i sinqertë dhe duke mos abuzuar me fuqinë që kishte. Washington madje kishte refuzuar të shërbente një mandat të tretë dhe kishte vendosur që vitet e fundit t’i jetonte si fermer i thjeshtë, duke vendosur prapë një shembull të mirë.

Për lexuesit tanë kemi përzgjedhur disa prej thënieve të tij më të bukura:

“Më parë vdes në këmbë, sesa të jetoj në gjunjë”

“Më mirë është të mos arsyetoheni fare, sesa ta jepni një arsyetim të keq”

“Lumturia njerëzore dhe detyra morale janë të lidhura në mënyrë të pandashme”

“Këmbëngulësia dhe shpirti kanë bërë mrekulli në të gjitha epokat”

“Shoqërohuni me njerëz të kualiteti të mirë, nëse e vlerësoni reputacionin tuaj, pasi që më mirë është të jeni vetëm sesa me shoqëri të keqe”

“Aq më i vështirë konflikti, aq më i madh është triumfi”

“Meshkujt e vërtetë e urrejnë luftën, por asnjëherë nuk largohen nga ajo”

“Përgatitja për luftë është një prej formave më efikase për ta ruajtur paqen”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme