10 thënie inspiruese nga Martha Stewart

Prishtinë | 02 Pri 2023 | 20:27 | Nga Ekonomia Online

Biznesmenja, autorja me shitjet më të mira, personaliteti i televizionit dhe ndërmarrësja serike, Martha Stewart, di shumë gjëra për suksesin.

Duke lansuar kompanitë e saj, duke drejtuar një revistë, duke prezantuar një shfaqje televizive, ka pak gjëra të cilat nuk i ka bërë kjo grua e suksesshme.

Sigurisht që ajo është përballur me skandale publike, por pavarësisht nga ato, ajo vetëm ka vazhduar të rritet dhe të zgjerojë suksesin e saj. Nga tejkalimi i pengesave dhe vazhdimi përpara, keni shumë për të mësuar nga kjo grua.

Shikoni këto 10 thënie të cilat do ju motivojnë dhe inspirojnë.

  • Për pasionin

‘’Nuk ka asnjë recetë për suksesin, por ka një përbërës të rëndësishëm: pasioni’’.

  • Për gabimet

‘’Pra torta nuk doli e përsosur? Ndajeni në pjesë, qëndroni nën kontroll dhe asnjëherë mos bëni panikë’’.

  • Për punën e vështirë

‘’Mendoj se përgatitja e biskotave është e barabartë me Mbretëreshën Victoria e cila drejton një perandori. Nuk ka dallim në atë se sa seriozisht e merrni punën’’.

  • Për kreativitetin

‘’E gjitha ka të bëjë me teknikat e reja, me thjeshtimin e teknikave të vjetra dhe në konsolidimin e hapave. Bëni që gjërat të shkojnë më shpejtë por jo më keq’’.

  • Për ndryshimin

‘’Sa më shumë që të përshtateni, aq më interesantë do të jeni’’.

  • Për guximin

‘’Nganjëherë, dridhem nëse duhet të bëj diçka të cilën nuk e kam bërë më parë, ndoshta jo dukshëm por në brendësi. Por e bëj, sepse e di se nuk është një detyrë e pakapërcyeshme’’.

  • Për fillimet

‘’Sapo të kuptoni se keni identifikuar një pasion, investoni në veten tuaj. Kuptoni se çfarë duhet të dini, çfarë lloji të përvojës dhe ekspertizës duhet të zhvilloni për të bërë gjërat të cilat i ndjeni në zemër, të cilat ju kënaqin dhe të cilat do ju mbështesin edhe mendërisht edhe ekonomikisht’’.

  • Për bashkëpunimin

‘’Kërkoni njerëzit të cilët janë të mbushur me talent, energji, integritet, optimizëm dhe bujari’’.

  • Për suksesin

‘’Pa një mendje të hapur, nuk mund të jeni kurrë një sukses i madh’’.

  • Për mundësinë

‘’Është një gjë e mirë derisa të zbuloni një gjë edhe më të mirë’’.

Të ngjashme