Ther me thikë kushëririn në Lipjan

Prishtinë | 01 Pri 2017 | 10:29 | Nga

Policia e Kosovës njofton se një lëndim i lehtë trupor është regjistruar në një rast në Lipjan, më 31.03.2017 në orën 18:05.

Sipas Policisë “viktima mashkull shqiptar, i mitur, raporton se pas një fjalosje me kushëririn e tij, të dyshuarin mashkull shqiptar po ashtu i mitur, i njëjti e ka sulmuar fizikisht me mjet të prehtë (thikë)”.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme