Autoritetet angleze kanë njoftuar se dy persona janë therur me thikë në një lokacion që ishte shfrytëzuar më parë nga Sony Music në Londër.
Policia Metropolitane ka bërë të ditur se një i dyshuar është arrestuar dhe se incidenti ende është duke u trajtuar si sulm terrorist.
Mediat lokale kanë raportuar se nuk ka pasur të shkrepura me armë zjarri gjatë sulmit, shkruan Euronews.
Ndërsa Policia lokale ka arrit që t’i evakuoj qytetarët në Derry Street të Londrës perëndimore.