Policia në Suedi thotë se po e trajton një incident me thikë në Vetlanda si një “krim të dyshuar terrorist”.
Autoritetet fillimisht morën raporte pak para orës 15:00 se disa njerëz ishin sulmuar me një “sëpatë” afër Bangardsgatan. Patrullat e para të policisë arritën dhjetë minuta më vonë, raporton euronews.
Tetë persona janë konfirmuar të jenë plagosur në incident. Një i dyshuar në të 20-at e tij u qëllua nga policia në vendin e ngjarjes dhe është arrestuar.
“Personi i arrestuar është plagosur, por situata është e paqartë”, tha policia në një deklaratë, duke shtuar se individi u dërgua në spital me autoambulancë.
⚠️🇸🇪#𝐀𝐋𝐄𝐑𝐓: TERRORIST ATTACK REPORTED IN SWEDEN; MULTIPLE PEOPLE STABBED IN NECK
— 𝐈𝐧𝐭𝐞𝐥 𝐏𝐨𝐢𝐧𝐭 𝐍𝐞𝐰𝐬 𝐀𝐥𝐞𝐫𝐭𝐬 (@IntelNewsDesk) March 3, 2021
📍#Vetlanda, #Sweden
Multiple people have been stabbed in the neck during a terrorist attack. Police have detained the suspect. Large EMS presence on scene dealing with injuries.#BreakingNews pic.twitter.com/9RwdvFDbFQ
Fillimisht, policia filloi hetimin e incidentit si vrasje në tentativë, por konfirmoi se tani po e klasifikon sulmin si një “krim të dyshuar terrorist”.
“Policia ka situatën nën kontroll në Vetlanda, situata më urgjente tani ka mbaruar dhe puna e policisë tani është gjithnjë e më e përqendruar në punën hetimore”, kanë thënë autoritetet duke shtuar se
“Aktualisht nuk ka asnjë tregues për më shumë autorë të dyshuar në këtë incident”.
Policia ka shtuar se ata janë në kontakt me tetë viktimat dhe nuk ka indikacione se dikush ka vdekur.