Theren me thikë dy të mitur në Prishtinë

Prishtinë | 25 Nën 2016 | 16:02 | Nga

Sot rreth orës 13:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast lëndim trupor ku viktimat

o A.R, mashkull , 15 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
o V.D, mashkull , 14 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

kanë marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe të njëjtit menjëherë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor .

Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka kryer një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm, ku si rezultat i kësaj pak çaste pas raportimit të rastit, policia ka arritur të identifikoj personat që dyshohen të jenë të përfshirë në rast dhe aktualisht hetuesit policorë, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme para se rasti të procedohet në institucionet përkatëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme