Kryeministrja Theresa May ka urdhëruar hetim të detajuar publik në lidhje me zjarrin masiv që shkatërroi ndërtesën në Londër, duke lënë të paktën 17 persona të vdekur.
Shifrat e të vdekurve pritet të rriten, përderisa ekipet e shpëtimin kanë thënë që nuk presin të gjejnë ndonjë person të gjallë në rrënojat e ndërtesës.
Më shumë se 30 persona gjenden në spital, 17 prej të cilëve janë në gjendje kritike.
May gjithashtu vizitoi shkurt vendin e ngjarjes, përderisa janë ngritur pyetje për shpejtësinë që zjarri kaploi tërë ndërtesën.