Policia e Kosovës ka arrestuar një person, derisa është në kërkim të dy të tjerëve, të cilët dyshohen se kanë therur me thikë një person në Klinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti në bashkëveprim me dy të dyshuar të tjerë pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raport.
Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, kurse dy të dyshuarit e tjerë gjenden në arrati.
Rasti duke u hetuar nga njësitë policore.