Theret me thikë një person në Prizren, arrestohet i dyshuari

Prishtinë | 19 Pri 2025 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Një mosmarrëveshje ka ndodhur në Prizren, mes të paktën dy personave.

Rasti i cili ka ndodhur të premten rreth orës 21:00 ka eskaluar me therje.

Siç njofton policia përmes raportit 24 orësh, viktima për shkak të lëndimeve u dërgua për trajtim në QKUK.

Lidhur me rastin është arrestuar një person, i cili me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Rasti po hetohet nga organet e rendit dhe po cilësohet si “Vrasje në tentativë”.

Të ngjashme