Një person, i mitur, është arrestuar dje në Podujevë me dyshimin se ka therur një të mitur tjetër, raporton Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
“Një i mitur është arrestuar në Podujevë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e therur me mjet të prehtë viktimën mashkull, po ashtu i mitur”, thuhet në komunikatë.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.