Theret me thikë një grua në Istog

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 11:55 | Nga

Një femër është therur sot me thikë në fshatin Orrobërdë të Istogut, njofton Klan Kosova.

Lajmin për Klanin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 08:43 në mëngjes, policia është lajmëruar për rastin në Orrobërdë të Istogut. Me të marrë informatën policia ka shkuar në vend të ngjarjes”, ka thënë Rugova për klankosova.tv.

Ai tha se viktima është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, dhe se ka qenë në gjendje të rëndë.

Ndërkaq, i dyshuari – i rastit që është cilësuar si vrasje në tentativë- gjendet në arrati.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme