Theret me thikë një person në Gërmi, gjendja e tij shëndetësore e rëndë

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 12:38 | Nga

Një person është ther me thikë gjatë ditës së djeshme në parkun e Gërmisë dhe tani ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas njoftimit të policisë, në lidhje me këtë incident janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, të cilët pas një mosmarrëveshje kanë therur me thikë viktimën, transmeton Indeksonline.

Vetura që personat e dyshuar kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes si dhe thika e përdorur janë sekuestruar nga policia.

Me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme