Therja e djeshme në Prishtinë: Njëri nga të dyshuarit në mbajtje, tjetri në arrati

Prishtinë | 26 Kor 2024 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Policia ka dhënë detaje për therjen me thikë që ndodhi dje në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri ndodhet në arrati.

“Prishtinë / 25.07.2024 – 18:35. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që pas një mosmarrëveshje është therur me thikë nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet në arrati”.

Të ngjashme