Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 13:30 në afërsi të stacionit të autobusëve në Drenas ka hasur në persona të lënduar të cilët dyshohet se ishin përfshirë në një përleshje me disa persona të tjerë.
Në njoftim theksohet se viktima janë F.D. 17-vjeçar, A.D. 19-vjeçar dhe D.G. 16-vjeçar.
Këta thuhet se kanë marrë plagë nga therjet me thikë dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Pas hetimeve, policia ka treguar se ka arritur të arrestojë tre të dyshuar të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Të arrestuar janë L.H. 19-vjeçar, Q.H. 16-vjeçar dhe F.Xh. 17-vjeçar.