Policia ka arrestuar dje dy persona të dyshuar pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje të çastit që kishin pasur në komunikacion me viktimën kanë sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë në pjesën e shpinës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bresalc të Gjilanit ku si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar.