Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë një person është therur me thikë në lagjen që njihet si “te Santea”.
Viktima është dërguar për trajtim në QKUK.
“Viktima mashkull K/Shqiptar, në rrethana të pa njohura është sulmuar me armë të ftohët dhe është therur me thikë nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i njëjti ndodhet në arrati . Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe gjendet nën për kujdesin e mjekëve në QKUK. Rasti i proceduar mbetet nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.