BE thërret Qeverinë t’i përmbushë detyrimet për liberalizim vizash

Prishtinë | 11 Sht 2017 | 10:24 | Nga

Zëdhënësja e Komisionit Europian Maja Kocijançiq ka përshëndetur formimin e Qeverisë Kosovës dhe ka kërkuar nga ajo që të ratifikojë Marrëveshjen e Demarkacionit dhe të vazhdojë dialogun me Serbinë.

“Përshëndesim formimin e Qeverisë Kosovës. E ftojmë Qeverinë që menjëherë të fillojë punën që të zbatojë reformat e domosdoshme në fushën e sundimit të së drejtës dhe në ekonomi. Kosovës ka nevojë për përmirësimin e konkurrencës, rrethanat për qytetarët e vet dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, ka porositur Kocijançiq në kumtesën dërguar medieve.

Ajo me këtë rast ka përkujtuar se Kosova duhet doemos të përmbushë detyrimet e saj në mënyrë të përparojë drejt liberalizimit të vizave dhe përcaktimit të vijës kufitare me Malin e Zi, të marrë rol aktiv në rajon e të bëjë përparim në dialogun me Beogradin.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme