Një banor i kësaj lagje i ka thënë lajmi.net që ka frikë se për shkak të mbetjeve nga thertorja ‘Malësija’ qytetarët mund të infektohen nga ndonjë sëmundje.
“Kemi thertoren shumë afër ku po i hedh mbetjet vend e pa vend dhe kundërmon, kemi frikë se mund të marrim edhe ndonjë sëmundje”, ka thënë ky banor.
Ai ka shtuar se nuk ka vend që nuk janë ankuar në komunën e Gjilanit, mirëpo nuk ka pas ndonjë rezultat.
“Në komunë nuk ka vend që nuk jemi ankuar mirëpo s’kemi pas sukses. Inspektorët vetëm vijnë të marrim mish dhe kthehen mbrapsht”, ka përfunduar ankuesi.
Theksojmë se kompani të ndryshme shkaktojnë dëme me mbetje në zona të ndryshme të Kosovës përfshirë edhe lumenjë e liqene.