Gjatë sundimit të Enver Hoxhës, diktatorit brutal komunist shqiptar, qasja në detet e Shqipërisë ka qenë strikte, me urdhër që të vritej kushdo që kapet duke u zhytur pa një autorizim paraprak. 28 vjet më pas ujërat e Shqipërisë janë të hapura për të gjithë; turistët, zhytësit, kërkuesit e aventurave, eksploruesit, arkeologët, por po ashtu edhe për hajdutët të cilët kanë për qëllim të plaçkitin thesaret që gjenden nën sipërfaqe.
Ujërat e paeksploruara janë strehë e një numri të pallogaritur të relikteve që dokumentojnë të kaluarën diverse dhe në raste turbulente të shtetit. Pjesë të anijeve të fundosura, qeramika ilire dhe thesare të mbuluara me guaca përthekojnë një mori të sekreteve dhe rrëfimeve për popujt që kaluan këto ujëra gjatë mijëvjeçarëve të fundit dhe më gjerë.
Neritan Ceka, arkeolog vendas, është një prej zërave të pakët që po kërkon të merren masa urgjente për të mbrojtur trashëgiminë tejet të çmuar që fshihet nën ujërat rreth brigjeve.