Pas reshjeve të mëdha të shiut, Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i shmangin zonat e përmbytura dhe të raportojnë çdo situatë që paraqet rrezik për sigurinë publike.
Thirrja e Komunës së Prishtinës:
📢Njoftim për qytetarët e Kryeqytetit
Bazuar në informacionet zyrtare nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njoftojmë qytetarët e Kryeqytetit se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar mbi 25 mm/m² reshje shiu, ndërsa reshjet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.
Si pasojë, mund të ketë:
• vështirësi në qarkullimin rrugor,
• mbingarkesë të kanalizimit dhe ujërave atmosferike,
• grumbullim të ujit në zona urbane dhe nënkalime,
• rrezik për rrëshqitje lokale të dheut në zona të ndjeshme.
Apelojmë te qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të shmangin zonat e përmbytura dhe të raportojnë çdo situatë që paraqet rrezik për sigurinë publike.
Institucionet përkatëse të Kryeqytetit janë në gatishmëri të plotë për monitorimin e situatës dhe ndërhyrje sipas nevojës.
Për informata të mëtejme, ndiqni njoftimet zyrtare.