Alban Ramosaj është emër i dashur për publikun.
Këngëtari kohën e fundit është goxha aktiv me projekte të reja muzikore, të cilat po priten mirë nga audienca, shkruan lajmi.net.
Përmes rrjeteve sociale, Albani ka bërë të ditur se po përgatit një këngë të re, e cila mban titullin “A thu pse?”.
Ai nuk ka preferuar t’i bëj të ditura detajet e tjera të këngës, por ka shkruar se do të jetë shumë shpejt në duart e publikut.
Kujtojmë që “Ike” titullohet kënga e fundit nga Albani, publikuar gjatë muajit prill të këtij viti.